Sport

Xhemaili shënon gol për Napolin

Ky është goli i tretë i Xhemailit në ndeshjet për Europa Ligë

Në ndeshjen e Europa Ligës që Napoli ka luajtur kundër AIK Stockholm, lojtari shqiptaro-zviceran Blerim Xhemaili ka shënuar golin, me të cilin skuadra italiane avancoi me rezultatin 1:0.

Në vazhdim Napoli ka shënuar edhe një gol tjketër ndërkohë që edhe AIK Stockholm ia ka dalë të shënojë një. Ndeshja ka përfunduar 2:1 në favor të Napolit.

Ky është goli i tretë i Xhemailit në ndeshjet për Europa Ligë.

Në ndeshje, për Napolin, ka luajtur edhe shqiptaro-zvicerani tjetër, Valon Behrami.