Sport

Yjeve të futbollit u qe lejuar të përdornin substanca të ndaluara

Yjet e futbollit Carlos Tevez, Dirk Kuyt dhe Gabriel Heinze ishin ndër emrat e zbuluar nga hakerët “Fanci Bears”, si futbollistë të cilëve iu ishte lejuar përdorimi i substancave të ndaluara në Botërorin e vitit 2010.

Treshja ishte në mesin e 25 futbollistëve të cilëve iu dha leje për përdorimin e disa ilaçeve që janë të ndaluara gjatë kampionatit në Afrikën e Jugut, shkruan BBC, përcjell Albinfo.

Në dokumentet e fundit, grupi i hakerëve rusë po ashtu ka thënë se 160 futbollistë kanë dështuar të kalojnë testet e drogës më 2015.

Kjo është hera e parë që “Fancy Bears” jep detaje për ilaçet e ndaluara në futboll.

Këto ilaçe janë të lejueshme për atletët për trajtime mjekësore, por për të marrë leje për t’i përdorur këto duhet të kenë probleme të rënda shëndetësore.