Maqedonia

Zaev: Deri në fund të prillit pritet që të mbarojë rikonstruimi i Qeverisë

Deri në fund të muajit prill pritet rikonstruimi qeveritar.

Pas zërave të shumtë që PDSH dhe Lëvizja BESA do jenë pjesë e qeverisë, sot për rikonstruimin e qeverisë foli edhe vetë kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

“Deri në fund të prillit pritet që të mbarojë rikonstruimi i Qeverisë”, tha Zaev.

I pyetur për ministrin e drejtësisë, pas dorëheqjes së Bilen Saliji nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ai shtoi.

“Po bisedojmë për disa kuadro. Unë fillova bisedime me partitë politike dhe me deputetët në Parlament. Besoj se kuadrot do të emërohen në bazë të kualitetit. Për shkak asaj edhe menjëherë nuk dal me vendim të ri për ministrin e Drejtësisë. Duam që ta shfrytëzojmë hapësirën e bisedimeve rreth rikonstruimit të Qeverisë dhe përforcimin e saj, kështu që në tërë këtë pako do ta plotësojmë edhe vendin e zbrazur për ministër të Drejtësisë, ndërkaq gjithsesi do të dalim edhe me zgjidhje të tjera.”

Maqedonia ka një qeveri jo-stabile, për këtë bisedohet rregullisht për shtimin e deputetëve në radhën e qeverisë.