Sporti

Zogaj referon në derbin zviceran

Gjyqtari shqiptar, Bekim Zogaj, ka qenë anësor në këtë ndeshje, duke dëshmuar se është nga gjyqtarët më të mirë në Zvicër

Derbi i kësaj xhiroje në Superligën zvicerane është zhvilluar ndërmjet Baselit dhe Young Boys, shkruan albinfo.ch.

Derbi përfundoi 1:1, ku Albian Ajeti ishte në fushë për 85-ta minuta për vendasit, kurse Taulant Xhaka nuk ishte as në bankën rezervë.

Gjyqtari shqiptar, Bekim Zogaj, ka qenë anësor në këtë ndeshje, duke dëshmuar se është nga gjyqtarët më të mirë në Zvicër. Gjyqtar kryesor ka qenë Sandro Scharer, derisa anësori tjetër ishte Stephane De Almeida. Ndeshja në “St.Jakob Park” është përcjellur nga 32456 shikues.

Ai ka referuar edhe shumë ndeshje ndërkombëtare dhe ka përvojë të gjatë nga referimi.

Young Boys ka 30 pikë pas 14 xhirosh, derisa Baseli ndodhet në vendin e dytë me shtatë pikë më pak. Kampionët e Zvicrës kanë befasuar për të keq këtë edicion, duke mos e nisur ashtu siç është pritur.