Jeta në Zvicër

Zviceranët dhe amerikanët, më jotransparentët në botë për banka dhe financa

Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet me operacionet më jotransparente bankare dhe financiare në botë, sipas listës globale të organizatave që po luftojnë për të rritur disponueshmërinë e informacionit, shkruan albinfo.ch.

Organizata Тax Justice Network për Zvicrën thotë se ajo është “një qendër e sekretit bankar” dhe Shtetet e Bashkuara vijnë menjëherë pas Zvicrës në listë, për shkak të operacioneve gjithnjë e më të shpeshta në “off shore” gjatë viteve të fundit.

Lista është publikuar çdo dy vjet dhe është hartuar në bazë të një numri kriteresh për transparencën e veprimeve financiare, në krahasim me dyshimet e pastrimit të parave dhe sjelljeve të tjera të pahijshme.

Janë analizuar 112 vende, ndër të cilat edhe ato nga rajoni. Maqedonia është në vendin e 102-të, në pjesën e poshtme të listës së bashku me Kroacinë dhe Malin e Zi.

Ndër 10 vendet më të mira janë Ishujt Kajman, Islanda, Luksemburgu, Hong-Kongu dhe Singapori.