Sport

Zvicra me pesë shqiptarë

Zvicra do të ketë disa mungesa, megjithatë, janë ftuar pesë futbollistët shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi

Trajneri Vladimir Petkoviq ka zbuluar listën për ndeshjen kualifikuese të Botërorit “Rusia 2018”, shkruan albinfo.ch.

Zvicra do të ketë disa mungesa, megjithatë, janë ftuar pesë futbollistët shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi.

Kështu, Zvicra do ta ‘sulmojë’ Letoninë më 25 mars në Gjenevë me pesë futbollistë shqiptarë, të cilët gjithmonë kanë qenë të rëndësishëm për këtë Përfaqësuese. Shani Tarashaj nuk ftuar, kurse mungon edhe Florent Hadërgjonaj, i cili ende nuk ka vendosur për cilën kombëtare do të luajë në të ardhmen.

Lista e Zvicrës

Yann Sommer, Roman Burki, Marwin Hitz, Leo Lacroix, Johan Djourou, Nico Elvedi, Silvan Widmer , Stephan Lichtsteiner, Jean-François Moubandje, Fabian Schar, Michael Lang, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Gelson Fernandes, Valentin Stocker, Remo Freuler, Edimilson Fernandes, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Haris Seferoviq dhe Steven Zuber.