Shkurt.ch
Zvicra shpall planin 5 vjeçar nacional për luftimin e ekstremizmit
Në kuadër të këtij “impulsorogrami” do të jepen 5 milionë franga, shumë kjo me të cilën do të mbështeten projekte që do të iniciohesn nga nivelet komunale, kantonale dhe nga shoqëria civile
Përfaqësues të qeverive kantonale, të komunave dhe të qyteteve së bashku me ministren Sommaruga kanë prezantuar sot në Bernë një plan nacional aksioni për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në të gjitha format që ai paraqitet.
Ky plan aksioni është pjesë e strategjisë së Zvicrës për luftimin e terrorizmit, në të cilin, parandalimi ka rëndësi vendimtare. Plani i aksionit promovon qasjen interdisplinare të shtetit në të gjitha rrafshet kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, transmeton albinfo.ch. Ai në këtë mënyrë krijon parakushtet që radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm në të gjitha format e tij të mund të identifikohet dhe luftohet.
Për të realizuar këtë synim, aksioni në fjalë unifikon të gjitha përpjekjet të cilat në këtë fushë janë ndërmarrë edhe deri tash.
Këshilli Federal në mbledhjen e tij të 1 dhjetorit 2017 është informuar në lidhje me aksionin. Ai me atë rast ka shpallur synimin për të miratuar një kornizë të afatizuar në pesë vite (një “impulsprogram”) brenda së cilës do të realizohej programi në fjalë me shtytjen e qendrave kompetente në kantone, qytete dhe komuna.
Në kuadër të këtij “impulsorogrami” do të jepen 5 milionë franga, shumë kjo me të cilën do të mbështeten projekte që do të iniciohesn nga nivelet komunale, kantonale dhe nga shoqëria civile.
Janë paraparë gjithseh 26 masa që do të merren në pesë fusha veprimi: 1. Njohuri dhe ekspertizë, 2. Bashkëpunuim dhe koordinim, 3. Pengim të ideve dhe grupimeve ekstremiste, 4. Dalja (nga angazhimi ekstremist) dhe riiintegrimi si dhe 5. Bashkëpunimi ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër? Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet më 1 maj, por vetëm disa pjesë të Zvicrës e festojnë...
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër
-
Zvicër: Priten qira akoma më të shtrenjta gjatë vitit të ardhshëm