Lajme
Ҫfarë kritere duhet të plotësojnë punëtorët jashtë BE-së për të punuar në Zvicër?
Këshilli Federal ka vendosur që të heqë kufizimet e vendosura gjatë pandemisë COVID-19 për 8,500 punëtor nga jashtë BE-së dhe EFTA-së të cilët kanë të drejt pune në Zvicër.
Të gjithë punëtorët jashtë BE-së dhe EFTA-së që ia mësyjnë Zvicrës për punë, duhet që të plotësojnë disa kritere.
Sekretariati Shtetëror të Migracionit (SEM), ka bërë të ditur se vetëm punëtorë “të kualifikuar”, si specialistë dhe punonjës të tjerë të aftë, mund të punojnë në Zvicër.
“Kjo do të thotë, mbi të gjitha, që të keni një diplomë nga universiteti ose një institucion i arsimit të lartë, si dhe përvojë pune disa vjeçare”, thotë SEM.
Gjithashtu, përveç kualifikimeve profesionale, këta punëtorë duhet të plotësojnë disa kritere të tjera, duke përfshirë këtu përshtatjen profesionale dhe sociale, si dhe njohuri për të paktën një gjuhë kombëtare, raportojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Por, akoma nuk është vendosur se kur do të hiqet ndalimi i hyrjes së shtetasve të vendeve jo evropiane për të kaluar pushimet verore në Zvicër. Është thënë se një vendim i tillë do të merret në koordinim me shtetet e tjera të Shengen-it.
Zyrtarët e BE raportohet se po hartojnë një listë të vendeve të treta, që do të lejohen të udhëtojnë në BE kur kufijtë e jashtëm të hapen më 1 korrik, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët evropianë thanë që vetëm vendeve, shkalla e infeksionit të të cilave është e njëjtë ose më e mirë se mesatarja e BE-së, duhet t’u jepet drita jeshile për të hyrë në Evropë.
Kjo do të përjashtonte Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, ku rastet e COVID-19 janë në rritje.
Kujtojmë se Zvicra ka hapur kufijtë e saj me 15 qershor me Francën, Italinë, Gjermaninë, Austrinë, dhe shtetet e tjera të zonës Shengen si dhe me Mbretërinë e Bashkuar.
E-Diaspora
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës Edhe këtë verë do të mbulohet polica kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete,... -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej














