Jeta në Zvicër
1.3 milion paketa për një ditë: Rekord i postës zvicerane
Rekordi është realizuar më 19 dhjetor kur brenda 24 orëve janë përpunuar plot 1.3 milion paketa.
Për çdo vit, periudha në prag të festave të fundvitit është kohë kur zviceranët e shfrytëzojnë më së shumti shërbimin e postës. Fjala është për dërgimin e paketave me dhurata të krishtlindjes, zakon ky që rëndom e ngarkon shumë shërbimin postar në këtë periudhë kohore, shrkuan albinfo.ch. Rrjedhimisht, ditët deri më 24 dhjetor janë ditë kur arrihet rekord në këtë drejtim.
Kështu ishte edhe këtë vit. Gjatë dhjetorit, deri në ditët e festës Posta e Zvicrës ka përpunuar jo më pak se 18 milionë paketa.
Punonjësit në qendrat e sortimit dhe ata në qendrat e dërgimit të paketave, gjatë kësaj periudhe kanë bërë punë me orare të zgjatura, njofton Posta e Zvicrës në një komunikatë të saj. Të gjithë punëtorët në dispozicion, kanë qenë tëmobilizuar ndërsa makineritë përkatëse kanë punuar praktikisjt 24 orë në ditë. Kështu, është arritur që mesatarisht të përpunohen rreth një milion paketa në ditë. Ndërsa rekordi është realizuar më 19 dhjetor kur brenda 24 orëve janë përpunuar plot 1.3 milion paketa.
Krahas paketave, edhe dërgimi i letrave, ku përfshihen edhe dërgesat e reklamave dhe të gazetave, ka njohur një rekord. Gjatë ditëve kulmore, nga posta janë përpunuar deri në 18 milionë letra.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës












