Lajme
1.5 miliard vaksina të dhëna kundër koronavirusit
Në gjithë botën janë dhënë së paku 1.5 miliard doza të vaksinës kundër koronavirusit, tregon një vlerësim i agjencisë së lajmeve AFP.
Sipas llogaritjes së saj, të bazuar në burime zyrtare, saktësisht janë dhënë 1,500,017,337 doza.
Rreth tri të pestat e totalit janë të përqendruara në tri vende: Kinë, SHBA dhe Indi.
Izraeli prin me përqindjen e popullatës së vaksinuar: gati 60 për qind e qytetarëve atje kanë marrë nga dy doza të vaksinës.
Në Britani, 54 për qind e popullatës kanë marrë së paku një dozë, ndërsa në SHBA 48 për qind.
Në Bashkimin Evropian, sipas shifrave zyrtare, së paku 32 për qind e popullatës kanë marrë së paku një dozë të vaksinës.
India mbetet një nga vendet e goditura më së keqi në botë nga pandemia e koronavirusit.
Ajo ka normën më të lartë të të infektuarve, pas SHBA-së, përkatësisht mbi 25 milionë raste.
Ministria e Shëndetësisë e Indisë tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar edhe 4,529 viktima nga koronavirusi dhe mbi 267,000 raste të reja.
Në gjithë botën koronavirusi ka prekur mbi 163 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 3.3 milionë kanë vdekur.
Në Evropë, vendi me numrin më të madh të rasteve është Franca, mbi 5.9 milionë, ndërsa numri më i madh i viktimave është regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, mbi 127,000.
E-Diaspora
-
AMC bashkon komunitetin në Cyrih për të ndihmuar familjet në Kosovë Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë ngjarjen e 8-të vjetore humanitare "Save a... -
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit















