Lajme
1 milion kërkesa për azil në BE
Thuajse 1 milion persona aplikuan për azil në BE, Norvegji dhe Zvicër gjatë vitit 2022, me një rritje prej 50 për qind krahasuar me vitin paraardhës. Edhe pse shumica hyri në rrugë ligjore, disa janë nga ata që mbërritën me varka.
Shifrat e dhëna nga agjencia e BE-së për azilin tregojnë se numri më i madh i aplikimeve, 132 mijë, vinin nga qytetarët sirianë; të ndjekur nga afganët me 129 mijë. Grupi i tretë më i madh ishte ai i turqve me 55 mijë kërkesa.
Shifrat nuk përfshijnë rreth 4 milionë ukrainasit të cilëve, në mënyrë të veçantë iu dha mbrojtje e përkohshme pasi u larguan nga lufta në vendin e tyre.
Bëhet fjalë për nivelin më të lartë të kërkesave për azilkërkues që prej krizës së refugjatëve të viteve 2015-2016.
Agjencia e BE-së thotë se fluksi ka gjasa të udhëhiqet nga lehtësimi i kufizimeve të udhëtimeve pas pandemisë, shoqëruar me pasigurinë ushqimore dhe konfliktet nëpër botë./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë Në orët e pasdites policia ka njoftuar se viktima e zjarrit është identifikuar: bëhet fjalë për... -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit -
Premtimet e pazakonta nëse Zvicra shpallet kampione bote













