Lajme
1 milion të larguar nga Twitter që kur Elon Musk mori drejtimin e kompanisë
Një kompani amerikane e analizimit të të dhënave në rrjetet sociale thotë se që kur Elon Musk u bë pronar i Twitter-it, platforma mund të ketë humbur rreth 1 milion përdorues.
Njeriu më i pasur në botë shpenzoi 44 miliardë dollarë për të marrë kontrollin e kompanisë dhe menjëherë shpalli disa ndryshime drastike. Përveç se paralajmëroi se do të rikthente Donald Trump në platformë, Elon Musk tha se përdoruesit duhet të paguajnë për të përfituar ttiketën blu të “verifikimit” të llogarisë.
Reuters raportoi gjithashtu se stafi i brendshëm ka marrë një e-mail ku njoftohen se nga kjo e premte do të nisin largimet nga puna. Sipas agjencisë së lajmeve, mund të shkarkohen rreth 3700 persona, ose gjysma e stafit.
Kompania “Bot Sentinel” thotë se ka analizuar mbi 3,1 milionë llogari në aktivitetin e tyre të përditshëm dhe sipas saj 877 mijë janë mbyllur, ndërsa 497 mijë janë pezulluar mes datave 27 tetor dhe 1 nëntor. Sipas kompanisë, Twitter ka rreth 237 milionë llogari ditore nga të cilat nxjerr të ardhura. Sipas kompanisë VPNOverview, kërkimet për togfjalëshin “Si të fshijmë Twitter” janë rritur me 500% gjatë periudhës 24-31 tetor.
Gjithashtu, Twitter ka pezulluar disa nga funksionet e verifikimit të lajmeve të shpërndara në platformë. Kjo ka ngjallur kritika të shumta nga figura politike në SHBA, të cilat pretendojnë se Twitter do të përdoret për lajme të rreme dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit ku garohet për kontrollin e Kongresit dhe Senatit.
Kritika të shumta, miliarderi afrikano-jugor ka marrë edhe për futjen e pagesës për “verifikimin”. Shkrimtari i famshëm amerikan Stephen King deklaroi se do të largohej nga platforma nëse kjo bëhej, ndërsa presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha një ditë më parë se do të negocionte me Elon Musk për çmimin. Ndërsa kongresmenja amerikane Alexandra Ocasio Cortez e quajti qesharak këtë plan: “Një miliarder që përpiqet t’u shesë njerëzve fjalën e lirë…”, tha ajo.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet














