Bota
10 punët më pak të paguara në Gjermani
Pas punëtorit të kuzhinës, më pas vijnë floktar, kamerier, punëtor i qendrave të thirrjeve, recepsionist, e kështu me radhë
Gjermania po lulëzon sa i përket ekonomisë. Mbi 1 milion vende pune janë të lira, derisa edhe pagat janë mjaft të larta.
Por, ka edhe paga që janë më të ulëta dhe duhet t’i keni parasysh nëse shkoni në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Punëtori i kuzhinës ose hotelit përfiton 90 mijë euro më pak se shefi i mjekësisë, që është puna me pagën më të lartë në Gjermani. Punëtori i kuzhinës paguhet 21 mijë euro në vit. Sigurisht se kuzhinieri e ka pagën më të partë.
Profesionet e tjera në listë përfshijnë industrinë financiare, të shitjes dhe të biznesit, përcjell tutje albinfo.ch.
Sipas studimit, shumica e vendeve të punës kërkojnë shkollim, ndërsa punët e mbushura nga punëtorët e pakualifikuar priren të jenë në skajin më të ulët të shkallës së pagës.
Pas punëtorit të kuzhinës, më pas vijnë floktar, kamerier, punëtor i qendrave të thirrjeve, recepsionist, e kështu me radhë.
10 punët më pak të paguara në Gjermani (nga 1 në 10)
- Punëtor kuzhine – 21,907 €
- Floktar – 23,202 €
- Kamerier/kameriere – 23,619 €
- Punëtori i Qendrës së Thirrjeve – 25,200 €
- Recepsionist – 25,372 €
- Arkëtar – 26,572 €
- Kuzhinier – 27,195 €
- Ndihmës dentist – € 27,993
- Kujdestar – € 28,002
- Shofer komercial – € 28,436
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor Përballë rritjes së vazhdueshme të primeve të sigurimit shëndetësor, kantoni i Valaisit ka vendosur të forcojë... -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë













