Lajme
Luftërat, shkaktarë të miliona refugjatëve në botë
Rreth 100 milionë persona janë detyruar të zhvendosen për shkak të luftërave, konflikteve që kanë përfshirë disa pjesë të botës.
“Gjatë vitit 2021, konfliktet vazhduan të shkaktojnë viktima dhe plagosje të civilëve, me rreziqet që rriteshin ndjeshëm në zonat urbane”, kështu u shpreh për Këshillin e Sigurimit një humanitar i lartë i OKB-së.
Sipas Ramesh Rajasingham, Drejtor i Koordinimit në Zyrën e OKB-së për Çështjet Humanitare (OCHA), kur armët u përdorën në zonat e banuara në rreth 90 për qind e viktimave ishin civilë, krahasuar me 10 për qind në zonat e tjera.
“Siç raportoi UNHCR gjatë fundjavës, lufta në Ukrainë dhe konfliktet e tjera kanë shtuar numrin e njerëzve që detyrohen të ikin nga konflikti, dhuna, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe persekutimi. Kjo shifër arrin nivelin rekord prej 100 milionë”, tha drejtori i koordinimit të çështjeve humanitare, Ramesh Rajasingham.
Tre muaj më parë mijëra refugjatë ukrainas prisnin në pikën kufitare Medyka për të arritur në Poloni. Sot largohen më pak, dhe shumë prej atyre që ikën po rikthehen. Në anën tjetër të kufirit, në Ukrainë, ka shtatë milionë të tjerë të zhvendosur brenda vendit, të cilët gjithashtu duan të kthehen në shtëpi.
“Ne nuk do të jemi të sigurt në asnjë qytet në Ukrainë. Kështu që është çështje fati nëse do të jemi të sigurt apo jo”, shprehet një refugjate ukrainase, Alina.
Gjatë një vizite në një qendër refugjatësh në Bukuresht, Princi Charles i Britanisë u takua me nënat dhe fëmijët ukrainas, i cili e përshkroi luftën si një “situatë makthi”.
Princi Charles u takua edhe me punonjësit e shërbimit të urgjencës dhe Margaretën, e cila mban kurorën rumune.
Rumania ka mirëpritur gati një milion ukrainas dhe dhjetëra mijëra refugjatë, të cilët vazhdojnë të vijnë. Rreth 6 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës./Euronews.al
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane











