Futboll
100 ndeshje për Xhakën me Arsenalin
Granit Xhaka ka bërë 100 paraqitje me skuadrën e Arsenalin
Arsenali arriti katër fitore me radhë në Premierligë, pas dy humbjeve të para, duke mundur Evertonin me rezultat 2:0.
Ndërkohë, kjo ndeshje ishte e 100-ta për Granit Xhaka me fanellën e Arsenalit.
Klubi londinez nuk e ka harruar këtë shifër, duke e uruar futbollistin shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Edhe Xhaka është i lumtur që është pjesë e kësaj skuadre. “100 ndeshje me Arsenalin. Një nder i madh për mua. Më pëlqen të luaj për këtë klub dhe të krijoj kujtime. Faleminderit shumë të gjithëve që më keni ndihmuar”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.
Xhaka ishte transferuar para dy vjetësh në Londër nga Borussia Moenchengladbach për rreth 40 milionë euro.
https://www.instagram.com/p/BnwHKdohLNL/?utm_source=ig_web_button_share_sheet
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person













