E-Diaspora
“100 vjet Shqipëri” e Alban Pengilit me violinë
Pengili do ta prezantojë cd-në "100 vjet Shqipëri" njëkohësisht do të prezantojë edhe një violinist të ri, virtuoz e të panjohur, si befasi të mbrëmjes.
Violinisti i njohur shqiptar me qëndrim në Gjermani, Alban Pengili mban më 17 mars një koncert solistik me violinë, të titulluar “Niccolo Paganini-24 Capricci për violinë solo”.
Me këtë rast ai do të promovojë edhe cd-në “100 vjet Shqipëri” dhe njëkohësisht do të prezantojë edhe një violinist të ri, virtuoz e të panjohur, si befasi të mbrëmjes.
Pengimi, cd-në e tij të përmendur do ta nxjerrë po ashtu në shitje nga 15 marsi dhe ai mund të blihet veç tjerash edhe përmes internetit, në portalin e madh për shitje të librave “Amazon”.
Mbrëmja do të mbahet në Sallën e teatrit të Qendrës Kulturore, Botrop, duke filluar nga ora 17.
Hyrja kushton 10 euro ndërsa për nxënësit dhe studentët, 8 euro.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta










