Shqiperia

110-vjetori i Pavarësisë, edhe Google vishet kuqezi

Pas mesnate, në faqen e parë të Google është vendosur flamuri kuq e zi në një sfond blu mbi emrin e motorit të kërkimit. Sot Shqipëria feston 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe nisjen e rrugëtimit si një shtet më vete, përcjell albinfo.ch.

28 Nëntori festohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe troje të tjera shqiptare.

Ditën e sotme do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, por Vlora do të jetë epiqendra e festimeve. Organizimet nuk do të mungojnë as jashtë kufijve, ku komuniteti shqiptar në SHBA do të ngrejë flamuri shqiptar në Bergen County.

Festimet do të shtrihen edhe në Kosovë, ku kryeministri Albin Kurti do të mbajë homazhe në bustin e heroit Gjergj Kastriot Skëndërbeut dhe atë të Adem Jasharit.