Lajme
115 të vdekur nga përmbytjet në Ruandë
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Ruandën veriore kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 115 njerëzve. Kjo situatë tragjike erdhi pas reshjeve të dendura të shiut, tha transmetuesi shtetëror i Ruandës, teksa paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.
Agjencia e Transmetimeve të Ruandës (RBA) tha në faqen e saj të internetit se shiu që ra mbrëmë shkaktoi fatkeqësi në provincat veriore dhe perëndimore, raporton rel, përcjell Albinfo.ch.
“Aktualisht, shifrat preliminare të publikuara nga administrata e këtyre krahinave thonë se janë deklaruar si të vdekur 115 persona”.
Pamje të publikuara në rrjete sociale tregojnë shtëpi të përmbytura në lumenj balte, rrugë të bllokuara dhe fusha të përmbytura plotësisht.
RBA raportoi se niveli i ujit ishte ende në rritje dhe për këtë arsye tha se ka rrezik që të rritet numri i viktimave.
Shumica e viktimave jetonin në provincën perëndimore që kufizohet me liqenin Kivu, sipas RBA.
Edhe pjesë të tjera të Afrikës Lindore janë goditur nga reshjet e shiut dhe përmbytjet, përfshirë Ugandën, ku gjashtë persona janë raportuar të vdekur.
Ekspertët thonë se këto çrregullime në mot po ndodhin me frekuencë dhe intensitet më të lartë për shkak të ndryshimeve klimatike. Sipas tyre, Afrika, e cila kontribuon më së paku në ngrohjen globale, po përballet me pasojat kryesore.
Muajin e kaluar, të paktën 14 njerëz vdiqën pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Etiopinë jugore, sipas policisë rajonale.
Në maj të vitit 2020, të paktën 65 njerëz vdiqën në Ruandë, pasi shirat e dendur goditën rajonin, ndërsa të paktën 194 vdekje u raportuan në Kenia.
Në fund të vitit 2019, të paktën 265 njerëz vdiqën dhe dhjetëra mijëra u zhvendosën gjatë dy muajve me reshje të vazhdueshme./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard Trafiku i kthimit drejt veriut çon në një bllokim të gjatë trafiku përpara portalit jugor të... -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër













