Shkurt.ch
120 profesorë të drejtësisë bëhen bashkë kundër “Iniciativës…”
Në rast se “Iniciativa për zbatim...” do të bëhet realitet, “bazat e veprimit të shtetit juridik, të garantuara me kushtetutë do të mbeteshin pa materje”. Kështu thuhet në apelin të cilin e kanë nënshkruar 120 profesorë zviceranë të drejtësisë.
“Demokracia e shtetit të së drejtës nuk është diçka e nënkuptueshme dhe prandaj ajo duhet të mbrohet. Për këtë arsye, profesorët e drejtësisë në fakultetet zvicerane të drejtësisë, të nënshkruar në këtë apel, kërkojnë nga votuesit që në votiin popullor më 28 shkrurt 2016 të hedhin poshtë “Iniciativën për zbatim të dëbimit të të hujave kriminelë”.
Në rast se “Iniciativa për zbatim…” pas 28 shkurtit, do të bëhet realitet, “bazat e veprimit të shtetit juridik, të garantuara me kushtetutë do të mbeteshin pa materje”. Kështu thuhet veç tjerash në apelin të cilin e kanë nënshkruar 120 profesorë zviceranë të drejtësisë, shkruan gazeta nzz
Fakti se profesorët e drejtësisë shprehen përmes një manifesti të përbashkët kundër një iniciative ka vlerën e një rariteti në realitetin politik të Zvicrës. E kanë nënshkruar 120 prej tyre ndërsa vetëm 30 të tjerë ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje a reagim, trasmeton albinfo.ch. Sipas gazetës, apeli është në qarkullim nga e hëna dhe mbyllet të premten.
Ajo që profesorët e dejtësisë konstatojnë është në parim kjo: Në rast të votimit në favor të iniciativës, gjyqtarëve nuk do t`u mbetej më fare hapësirë për vlerësim në rast të gjykimit të njerëzve pa pasaportë zvicerane. Dhe kjo, pavarësisht nga rrethanat e tyre personale dhe nga lartësia e dënimit. Parimet si ai i ndarjes së pushteteve, ai i forcës adekuate dhe vlefshmëria e të drejtave bazë në të gjithë sistemin juridik, në një rast të tillë mbeten pa materie” shkruajnë profesorët e drejtësisë, transmeton albinfo.ch.
Fakti se “Iniciativa…” i vë në një thes sekondot me turistët kriminelë është shkelje e parimit të barazisë dhe nuk është i denjë për rendin juridik të Zvicrës”, thuhet veç tjerash në apelin e nënshkruar nga 120 profesorë universitarë të drejtësisë nga e gjithë Zvicra.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













