Kosova
130 mijë nxënës më pak në Kosovë
Nga viti shkollor 2008/09 deri në vitin e kaluar 2021/22 në Kosovë ka një rënie prej 30% të nxënësve.
Kjo përkthehet në rreth 130 mijë nxënës më pak.
Në hulumtimin e Institutit GAP, shihet se ka komuna, si Kamenica ose Juniku, ku ka për 50% rënie të numrit të nxënësve për 14 vjet, përcjell albinfo.ch.
Rënia e numrit të nxënësve, sidomos nëpër vende rurale, sipas njohësve të arsimit, rrezikon që shumë shkolla të mbyllen.
“Duhet të bëhet një analizë statistikore se cili është numri i vërtetë i nxënësve në krahasim me numrin e mësimdhënësve, dhe në bazë të kësaj të zhvillojmë një strategji shtetërore që prek të gjitha komunat, e që do të nxiste riorganizim të brendshëm nëpër të gjitha komunat, por edhe për instalim të politikave të mirëfillta, qoftë në rekrutim, qoftë të investimeve kapitale, në infrastrukturë”, tha Rinor Qehaja nga instituti EDD GUARD, për ATV.
Salie Gajtani, njohëse e arsimit, thotë që duhet kujdes me investime në të ardhmen.
“Qeveria duhet te kujdeset për hartimin e drejtë të politikave arsimore, në mënyre që të mos vijmë në aso situate që numri i mësimdhënësve të jetë në disproporcion me numrin e nxënësve. Prandaj nevojitet një bashkëpunim i ngushtë midis MASHT-it dhe DKA-ve, në mënyre që të mos ketë investime të gabuara, në ndërtimin e shkollave që prirjet janë për të mbetur të zbrazëta, apo punësimin e mësimdhënësve të rinj në shkolla, ku rënia e numrit te nxënësve është rapid”, tha Gajtani, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?












