Lajme
130,600 persona të shëruar në Gjermani
Autoritetet shëndetësore gjermane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, tani mbi 130 mijë persona janë shëruar plotësisht
Deri më tani është bërë testimi 2,547,052 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Gjermani. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Gjermani është rritur dukshëm në këto ditët e fundit.
Informacionet e fundit tregojnë se deri tani ka pasur rreth 5 mijë vdekje të konfirmuara, ndërsa 130.600 njerëz janë konfirmuar se janë shëruar plotësisht nga virusi, shkruan albinfo.ch.
Autoritetet shëndetësore gjermane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, tani mbi 130 mijë persona janë shëruar plotësisht, shkruajnë mediat gjermane.
Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, duke ngritur numrin zyrtarisht në mbi 130.600 të shëruar.
Ndërkohë të gjithë të prekurit me koronavirus janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore gjermane.
Të dhënat e fundit tregojnë se përkundër rritjes jo të madhe së të prekurve nga koronavirusi në Gjermani, ka rritje rekorde edhe të të shëruarve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












