Shkurt.ch
14 të mitur, mes tyre 5 kosovarë, abuzim seksual me moshataren
Ata janë me prejardhje nga Bosnja (1), Kosova (5), Serbia (3), Maqedonia (3) dhe Zvicra (2). Në kohën e kryerjes së abuzimit ata kanë qenë në mes të moshës 13 dhe 17 vjeçare.
14 të rinj, nxënës të moshave 14 deri 17 vjeçare kanë abuzuar në mënyrë sistematike për më se një vit rresht një moshatare të tyre në Reiden të Lucernit.
Prokuroria për të rinj në Lucern ka kryer hetimet kundër 14 të rinjve të cilët kanë kryer veprime të përsëritura seksuale kundër një vajze të mitur ose që kanë marrë pjesë në këtë veprim. Gjashtë prej të akuzuarve duhet të përgjigjen para Gjykatës për të mitur, shkruan Neue Luzerner Zeitung.
Hetimet e gjera të policisë dhe të prokurorisë së Kantonit të Lucernit kanë ardhur në përfundimin se 14 të rinjtë, në përbërje të ndryshme nga tetori i vitit 2010 deri në nëntor të vitit 2011 kanë ushtruar dhunë seksuale ndaj vajzës së mitur. Ata e kanë shtrënguar vajzën që të pranojë veprimet seksuale nën kërcënimin psikik dhe fizik të dhunës. Veprimet kane ndodhu kryesisht në një nevojtore publike në komunën Reiden. Veç kësaj, ata edhe kanë filmuar veprimet e tyre të turpshme.
Të dyshuarit kanë marrë pjesë në përmasa të ndryshme në veprimet kriminele. Autoritetet e ndjekjes supozojnë se në këtë grup gjashtë veta kanë qenë doras të drejtpërdrejtë ndërsa tetë veta, pjesëmarrës.
Ata janë me prejardhje nga Bosnjë-Hercegovina (1), Kosova (5), Serbia (3), Maqedonia (3) dhe Zvicra (2). Në kohën e kryerjes së përdhunimeve ata kanë qenë në mes të moshës 13 dhe 17 vjeçare.
Prokuroria për të mitur ka dënuar tetë veta me punë të detyrueshme dhe me heqje lirie me kusht. Gjashtë të akuzuar, të dyshuar si doras kryesorë, do të përgjigjen më vonë para një gjykate për të mitur. Prokuroria për të mitur ka kërkuar ekspertiza psikologjike për këta persona.
Për vajzën e viktimizuar nuk jepen te dhëna tjera për shkak të mbrojtjes së saj si e mitur. Të dhpena plotësuese nuk jepen as për dorasit e akuzuar.
Procedurat penale kundër këtyre të rinjve nuk janë publike.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














