Lajme
140.000 nënshkrime, për nismën kundër vaksinimit të detyrueshëm
Siç është e përcaktuar me ligj, kërkohen 100,000 nënshkrime të vlefshme që të zhvillohet iniciativa në nivel federal
Nismëtarët e një iniciative popullore federale kundër vaksinimit të detyrueshëm kanë grumbulluar tashmë nënshkrimet e nevojshme për këtë synim.
“Freihheitliche Bewegung Schweiz” (Lëvizja për Liri, Zvicër) ka njoftuar se mbi 140,000 nënshkrime përkatëse ishin marrë deri të mërkurën, raporton srf.ch.
Disa nga nënshkrimet ende nuk janë vërtetuar. Sidoqoftë, iniciatorët ishin të bindur se ata do të jenë në gjendje ta dorëzojnë iniciativën së shpejti, transmeton albinfo.ch.
Siç është e përcaktuar me ligj, kërkohen 100,000 nënshkrime të vlefshme që të zhvillohet iniciativa në nivel federal. Periudha e grumbullimit zgjat zyrtarisht deri më 1 qershor 2022.
Nisma popullore “Për liri dhe integritet fizik” kërkon një ndryshim në Kushtetutën Federale. Me këtë ndryshim, sa i përket vaksinimit, duhet kërkuar pëlqimi i personit për ndërhyrjet në integritetin fizik ose mendor të tij.
“Personi në fjalë nuk mund të ndëshkohet për refuzimin e dhënies së pëlqimit të tij, as nuk mund të pësojë disavantazhe sociale ose profesionale”, thuhet në tekstin e nismës.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime Një skandal i ri po trondit ushtrinë zvicerane, kësaj radhe lidhur me armët e dorës. Pistoletat... -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë












