Shkurt.ch
146 abuzime seksuale në kishat katolike
85% të këtyre akteve janë kryer para vitit 1990, ndërsa denoncimi i tyre është bërë në vitin 2010
Gjatë vitit 2010 në kishat katolike të Zvicrës janë paraqitur 146 raste të abuzimit seksual, të kryera në kohë të ndryshme.
85 për qind të këtyre akteve janë kryer para vitit 1990. Kështu është bërë e ditur dje në një konferencë për medie të organizuar në Bernë nga Konferenca Ipeshkvnore e Kishës Katolike të Zvicrës. Në këtë konferencë është prezantuar raporti “Sulmet seksuale në jetën pastorale”.
Më tepër se gjysma e viktimave të abuzimit, në kohën e sulmit kanë qenë nën moshën 16 vjeçare, ndërsa çdo e pesta viktimë ka qenë nën moshën 12 vjeçare. Në të shumtën e rasteve, abuzues kanë qenë priftërinjtë ose njerëz tjerë të kishës. Në katër raste, abuzimet seksuale i kanë bërë femrat nga personeli i kishës.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












