Integrimi
15-vjeçarja shqiptare nga Zvicra, e pasionuar pas muzikës
Ajo ka treguar se ka lindur dhe është rritur në Cyrih, derisa prindërit janë nga Kosova
Marisa Murtezi, vajza e talentuar nga Kosova, ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në 5”, në Top Channel.
E lindur dhe e rritur në Zvicër, ajo është e pasionuar pas muzikës dhe ka filluar të këndojë që në moshë të vogël.
Edhe pse vetëm 15 vjeç, Marisa ka zgjedhur të ndjekë modelin e artistes së saj të preferuar Dua Lipa , duke e nisur angazhimin në muzikë me realizmin e covera-ve të këngëve të njohura, që i poston në Instagram, përcjell albinfo.ch.
Në hyrjen e “Ftesë në Pesë” ajo zgjodhi të performonte hitin botëror “New Rules” të idhullit të saj Dua Lipës, me ëndrrën që një ditë të ndajë të njëjtën skenë muzikore me të.
Ajo ka treguar se ka lindur dhe është rritur në Cyrih, derisa prindërit janë nga Kosova.
Marisa ka theksuar se do të vazhdojë studimet në Londër, derisa gjithashtu ka konkurruar në “Voice of Switzerland”.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës











