Shkurt.ch
16 vjet burg pedofilit nga Zvicra për abuzim seksual të mbi 80 fëmijëve në Tajlandë
Dënimi 16 vjet burg që konsiderohet mjaft i lartë për rastet e pedofilisë i është shqiptuar pasi që ai ka qenë edhe më parë i dënuar, madje dy herë, po për pedofili
Gjykata Penale në Gruyerz (Bulle) Kantoni i Friburgut i ka shqiptuar sot një dënim me 16 vjet heqje lirie një shtetasi zviceran të akuzuar për pedofili, shrkuan srf.ch. Personi në fjalë, një burrë i moshës 72 vjeçare, akuzohej se ka abuzuar seksualisht me më shumë se 80 fëmijë në Tajlandë. Dënimi i është shqiptuar për tregti me qenie njerëzore dhe për vepriome seksuale me fëmijët.
I dënuari kishte bërë po ashtu me mijëra fotografi pornografike
Veç dënimit me burg, 72 vjeçari ka marrë edhe një dënikm me të holla, gjegjësisht 360 njësi ditore, transmeton albinfo.ch. Më tutje ai duhet t`u nënshtrohet edhe masave psikoterapeutike si dhe t`ua paguajë nga një dëmshpërblim tri viktimave që ishin të përfaqësuara në gjykatë.
Duke shqiptuar këtë dënim, gjykata ka ndjekur në masë të madhe kërkesën e prokurorisë.
“Ai i ka trajtuar viktimat e tij si lodra”, ka theksuar kryetarja e trupit gjykues. Ndërsa mungesa e ndjenjës së fajësisë ose brejtjes së ndërgjegjes si dhe e nderimit për viktimat e bën peshën e fajit të tij edhe më të rëndë.
Por dënimi 16 vjet burg që konsiderohet mjaft i lartë për rastet e pedofilisë, për personin e lindur në Lucern nuk ka ardhur rastësisht, shkruan albinfo.ch. Ai ka qenë edhe më parë i dënuar, madje dy herë, po për pedofili. Kjo ka ndodhur në kantonin Friburg në vitin 1980 dhe në kantonin Valis në vitin 1991.
I përmenduri kishte ikur atëbotë në Tajlandë por policia e Valisit e kishte kapur. Pas vuajtjes së dënimit, pedofili kishte shkuar dërish, në vitin 1996, në Tajlandë. Atje kishte joshur fëmijët nga familjet e varfra duke u bërë dhurata dhe në fund duke i bërë objekte të abuzimit seksual.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100









