Lajme
160.000 franga janë ofruar për këto targa dhe gara në ankand vazhdon
Sot, që nga mëngjesi ka filluar ankandi për targën “ZH 100” – aktualisht oferta më e lartë është mbi 160 mijë franga
Konsiderohet moment historik për një kategori dashamirës të makinave të Cyrihut: zyra e trafikut rrugor të qytetit të Cyrihut ka nxjerrë në ankand targën “ZH 100” – që është targa me numrin më të vogël në kanton, transmeton albinfo.ch.
Ofertimi ka qenë i hapur që nga mëngjesi i së enjtes në orën 7 të mëngjesit – dhe ofertuesit tashmë po bëjnë një betejë të ashpër: vetëm dy orë e 20 minuta pas fillimit të ankandit, çmimi ishte tashmë 100,000 CHF! Ndërsa në orën 18.30 ai kishte arritur në më shumë se 160,000, shkruan 20minuten.ch.
Vetëm që nga viti 2018 kanë nisur të jepen targa treshifrore për makina të zakonshme në kantonin e Cyrihut. Këto jepen ekskluzivisht përmes ankandeve. Deri më sot “ZH 499” ka qenë numri më i ulët, i pranishëm në rrugë. Në ankandin e vitit 2020, kjo targë kishte arritur të shitej për 52,000 franga.
Por ky çmim është tejkaluar dukshëm: 194,000 CHF janë paguar për targat “ZH 888”, po në 2022, transmeton albinfo.ch. Kjo e bën atë targën më të shtrenjtë të shitur në ankand në Cyrih.
Ndërkaq, në nivel të Zvicrës, më së shtrenjti është paguar targa “ZG 10” (Zug, viti 2018), për të cilën është paguar 233,000 CHF.
Së shpejti duhet të qartësohet nëse targa “ZH 100” mund të vendosë një rekord të ri. Ankandi zgjat deri më 9 nëntor.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











