Bota
170 milionë euro dëme nga protestat e jelekverdhëve në Francë
Vlera e dëmeve që prej fillimit të protestave të jelekverdhëve në Francë, ka arritur në 170 milionë euro. Ministri i Financave, Bruno Le Maire, ka thënë se në këtë shifër nuk janë përfshirë dëmshpërblimet nga protestat e fundjavës që ndodhën Champs Elysees.
Protestat kundër qeverisë kanë shfaqur pabarazinë franceze mes Parisit dhe qyteteve të tjera ose në përgjithësi, mes të pasurve dhe të varfëve, transmeton KTV, përcjell albinfo.ch
Për këtë shkak, që prej muajit nëntor, bulevardi Champs Elysees dhe dyqanet borgjeze kanë qenë shkak i sulmeve të jelekverdhëve.
Ndërkohë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përgjegjësit e protestës së dhunshme në bulevardin e famshëm i ka quajtur “grumbull huliganësh” ndërsa ka mirëpritur kërkesën për ndalim të protestave. Autoritetet franceze kanë njoftuar se në mesin e 10 mijë protestuesve, 1 mijë e 500 ishin huliganë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












