Lajme
18 mijë studentë shqiptarë nëpër botë, 94% nuk duan të kthehen në vend

Shqipëria harxhon rreth 180 milionë euro çdo vit nga fitimet e familjeve shqiptare, për të investuar në njerëz që do kontribuojnë në ekonomitë perëndimore dhe jo në atë shqiptare.
Numri i studentëve shqiptarë që zgjedhin të arsimohen jashtë është relativisht i lartë. Sipas UNESCO-s, aktualisht janë 18 mijë studentë shqiptarë që studiojnë jashtë vendit.
Sipas të dhënave publikuar në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania, vetëm kostoja e jetesës për një vit në vendet e BE-së luhatet nga 10,000-15,000 euro. Kjo do të thotë që vetëm shpenzime jetese vjetore të studentëve shqiptarë në BE janë afërsisht 180 milionë euro, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa 94% e tyre dëshirojë të mos kthehen më në vend, ky investim është humbje për Shqipërinë.
Nga ana tjetër, buxheti i shtetit për arsimin në të gjitha nivelet është rreth 360 milionë euro. Ato parashikohet të mbulojnë nga pagat e mësuesve deri tek ndërtimi i shkollave gjatë gjithë vitit të ardhshëm.
Pra gjysma e asaj që vë në dispozicion shteti shqiptar për arsimin në një vit harxhohet nga familjet shqiptare për të shkolluar vetëm 18 mijë studentë jashtë vendit.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Hannover, Gjermani
Kosovari, i njohur si “ambasadori” akuzohet për falsifikim pasaportash Shefqet H. sipas prokurorisë, u ka mundësuar klientëve që paguanin, të hyjnë në Gjermani ose të...
-
Statistika më e re (BFS)
Shqipen e flasin 6.7% e banorëve nën 15 vjeçarë të Zvicrës
-
Mbi 717 mijë euro ndihmë nga diaspora vetëm për menaxhimin e COVID-19
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi performon në skenën e Operës Shtetërore të Hamburgut
-
BQK: Gjatë 2020-ës, rreth 900 milionë euro remitenca
Jeta në Zvicër
-
Ticino zgjat pushimin prindëror për dy javë Me kompromisin aktual, (16 javë në vend të 20 sa ishin kërkuar) parlamenti ndjek kundër-propozimin e...
-
Zvicër: Afër 1.000 infeksione me variantet e reja të virusit
-
Rajoni kufitar i Bazelit kërkon heqjen e testimit të detyrueshëm
-
Pse tani është koha për të blerë një makinë elektrike në Zvicër
-
Në Zvicër, gjatë vikendit u raportuan 4,320 infeksione të reja dhe 85 të vdekur