Kosova
18 vjet pas luftës, ende probleme me energji elektrike
Më 17 shkurt bëhen 10 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovë, e në verë 19 vjet nga përfundimi i luftës, derisa ende vazhdojnë problemet me energji elektrike.
Reduktimet bëhen edhe më të shpeshta sidomos gjatë stinës së dimrit. Shumë familje kosovare, alternativë të vetme për ngrohje kanë rrymën nga e cila varet edhe furnizimi me ujë e ngjitja në kate të larta.
Mungesë të furnizimit me rrymë po vërehet edhe në Prishtinë. Shumë lagje të kryeqytetit si ajo “Mati 1”, mbetën për orë të tëra pa furnizim me energji elektrike. Qytetarët ankohen për këtë situatë e zyrtarët e KEK-ut e KEDS-it japin arsyetimet e tyre, raporton RTK, përcjell albinfo.ch.
Një pjesë e Prishtinës të hënën mbeti pa rrymë për më shumë se 12 orë. KEDS-i deklaron se kjo gjë ka ndodhur për shkak të disa prishjeve. Përmes adresës elektronike KEDS njofton se të hënën, rreth orës 13:30 ka ndodhur prishje në një trafo private në lagjen MATI 1 të Prishtinës.
Sipas KEDS-it, prishja ka ndodhur nga mbingarkesa e këtyre trafove si pasojë e ngrohjes me energji elektrike.
E zyrtarë nga KEK-u thonë se ky institucion është duke përmbushur në tërësi obligimet kontraktuale që ka ndaj KEDS-it dhe KESCO-s, dhe është duke respektuar rregullat e tregut në fuqi.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të hënën, gjatë një vizite në Obiliq, tha se nga prodhimi i energjisë në KEK, plotësohen 86% e nevojave për rrymë në vend, duke bërë që sipas tij, gjendja të konsiderohet e qëndrueshme.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














