CH-Ballkani
19 të rinj nga Kosova në Gjermani, në trajnim trevjeçar për infermieri
Ajo që e bën të veçantë kursin e këtij viti është prania e 19 të rejave dhe të rinjve të motivuar kosovarë...
Në shkollën për infermieri të Klinikës Hochsauerland të qytetit gjerman Meschede, ka filluar trajnimi për 31 infermierë të ardhshëm. Veçantia kësaj radhe qëndron në faktin se në mesin e 31 vetave janë edhe 19 vajza dhe djem nga Kosova, shkruan wp.de..
Trajnimi për infermierët dhe punonjësit shëndetësor zgjat tri vite.
Ndjekësit e rinj të këtij trajnimi janë përshëndetur përzemërisht nga stafi i spitalit dhe shkollës. Drejtuesja e shkollës, Heidelore Lessing ka theksuar se ky kurs i ri është i veçantë nga dy arsye. Njëra qëndron në pothuaj dyfishjimin e numrit të ndjkësve. Arsyeja tjetër që e bën të veçantë kursin e këtij viti është prania e 19 të rejave dhe të rinjve të motivuar kosovarë, transmeton albinfo.ch. Ata janë të moshave në mes 18 dhe 26 vjeçare, e zotërojnë shumë mirë gjermanishten dhe kanë aplikuar përmes një agjencie ndërmjetësimi për tu pranuar në këtë trajnim.
Intervistat për të bërë përzgjedhjen e tyre janë zhvilluar në fillim të vitit, në Kosovë. Dy punonjëse të klinikës kanë udhëtuar për këtë qëllim në Prishtinë ku kanë qëndruar një javë.
Për të mundësuar një fillim të mbarë, përmes klinikës veç tjerash janë marrë me qira dhe janë mobiluar gjashtë banesa. Ato do t`u lihen në dispozicion si banesa të përbashkëta ndjekësve kosovarë të trajnimit, të cilët do të paguajnë vetë qiranë, përcjell albinfo.ch. Atyre u ofrohet edhe shoqërimi në punët që kanë të bëjnë me autoritetet dhe mbështetja në formalitetet e nevojshme në ambientin e ri.
Ndërsa për të nxitur një integrim të sukseshëm të tyre, do të angazhohen nxënës të zgjedhur nga klasët më të larta në rolin e patronatit.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













