Muzikë
Filharmonia e Kosovës prezantohet me sukses në Vjenë
Në Vjenën e njohur si qyteti i muzikës, është mbajtur një koncert i suksesshëm i Orkestrës Harkore të Filharmonia e Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.
Koncerti u organizua në bashkëpunim me Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe u zhvillua në Haus der Industrie, duke shënuar një moment historik – prezantimin e parë të Filharmonisë së Kosovës në kryeqytetin austriak.
Programi artistik përfshiu vepra nga Felix Mendelssohn, Drinor Zymberi dhe Valton Beqiri. Në këtë mbrëmje performuan edhe sopranot Arta Jashari dhe Zana Abazi – Ramadani, të cilat u mirëpritën nga publiku.
Mbrëmja u prit me entuziazëm nga të pranishmit dhe u realizua në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke dëshmuar rolin e rëndësishëm të kulturës si urë lidhëse mes Kosovës dhe Austrisë.
Më shumë foto nga Arben Llapashtica:
E-Diaspora
-
Kryediplomatja austriake pas takimit me Konjufcën: Mund të llogarisni në mbështetje tonë për rrugën drejt BE-së Ministrja Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka njoftuar për takimin që... -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz -
Shkatërron mercedesin në një vetaksident: 6 muaj burg për kosovarin -
Kosova, 18 vite shtet në Gjenevë – diplomacia dhe arti shqiptar në një skenë të përbashkët -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri
Jeta në Zvicër
-
Gabim në Thurgau: I jepet shtetësia zvicerane një personi të vdekur Parlamenti i kantonit Thurgau i dha shtetësinë zvicerane 140 personave javën e kaluar, përfshirë një gjerman... -
Shkatërron mercedesin në një vetaksident: 6 muaj burg për kosovarin -
Qendrat federale të azilit në Zvicër, kritika për kushte si në burg -
Dështimet e SECO vazhdojnë të ndikojnë tek të papunët -
Shtetet e BE-së miratojnë marrëveshjet me Zvicrën
















