Lajme
Gjermania kundërshton idenë e Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha të enjten gjatë mbledhjes së Grupit të Kontaktit për Ukrainën, se duhet të mbahet rregullisht edhe pas inagurimit të presidentit të ri të SHBA-së. Në të kundërt, theksoi Pistorius, Europa do të duhet të veprojë e vetme.
“Ne kemi pasur një diskutim dhe do ta vijojmë këtë gjë brenda mundësive tona. Çfarë duhet bërë për të forcuar industrinë e mbrojtjes së Ukrainës. Këto janë sfidat me të cilat përballemi tani. Nëse këto synime ndryshojnë pas 20Janarit, atëherë do të duhet të marrim vendimet tona. Por ajo që me shqetëson dhe ajo që unë kam vërejtur ka të bëjë me presidentin e ri amerikan, i cili nuk është shqetësuar kurrë për shqetësimet e të tjerëve. Pra në thjesht duhet të bëjmë punën tonë”, u shpreh ministri i Mbrojtjes gjermane Boris Pistorius, transmeton A2 CNN përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, Pistorius shprehu kundërshtimin e tij ndaj idesë së Donald Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake për mbrojtjen në 5 për qind.
“Unë jam një pragmatist dhe gjithsesi, jam edhe jurist. Dhe dihet që avokatëve nuk u pëlqejnë numrat. Por 2% mundet të jetë linja bazë, padyshim që do të duhet të jetë më shumë në vitet e ardhshme, megjithatë, jam i bindur se matësi me të cilin duhet të orientohemi nuk është aq shuma e parave, por pyetja se si t’i arrijmë qëllimet e NATO”, theksoi Pistorius, raporton A2 CNN.
Një “Jo” për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen ka ardhur edhe nga kancelari gjerman Olaf Scholz. “Unë mendoj se është më mirë të fokusohemi në rrugën për të cilën NATO ka rënë dakord për një kohë të gjatë,” tha Scholz për Focus Online. Rregullat aktuale të NATO-s kërkojnë që anëtarët të dedikojnë të paktën 2% të buxhetit të tyre për shpenzimet ushtarake”, tha ai.
Grupi i Kontaktit, i përbërë nga rreth 50 aleatë, të cilët zakonisht takohen çdo muaj në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, u krijua në vitin 2022 nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së në largim, Lloyd Austin. Pistorius tha se Gjermania do t’i sigurojë Ukrainës raketa të tjera të drejtuara për sistemet IRIS-T, të destinuara fillimisht për ushtrinë gjermane, dhe do t’i përmbahet orarit të saj për dërgimin e sistemeve që premtoi.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve Dëbime apo parandalim? Debati që ndan politikën në Zvicër... -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës












