Shkurt.ch
2 vjet burg, dëbim nga Zvicra dhe 10 vjet ndalesë hyrjeje për shqiptarin recidivist
Shqiptari ishte dënuar edhe më parë, në vitin 2015 po për shkelje të ligjit mbi materiet narkotike, transmeton albinfo.ch. Pasi kishte mbajtur dënimin, ai ishte liruar në fillim të vitit 2016
Një shtetas 30 vjeçar i Shqipërisë është dënuar me dy vjet burg pasi që gjatë vitit 2017, rreth gjashtë muaj para se të arrestohej, ka bërë tregti me heroinë. Gjykata Penale e Lucernit, krahas dënimit të përmendur, i ka shqiptuar delinkuentit recidivist edhe masën e dëbimit nga Zvicra, shkruan sda.ch.
Shqiptari ishte dënuar edhe më parë, në vitin 2015 po për shkelje të ligjit mbi materiet narkotike, transmeton albinfo.ch. Pasi kishte mbajtur dënimin, ai ishte liruar në fillim të vitit 2016. Po ashtu i ishte shqiptuar masa e dëbimit dhe e ndalesës për hyrje në Zvicër deri në vitin 2023. Por ai e kishte injoruar këtë ndalesë dhe kishte ardhur sërish në Zvicër ku prapë është kapur duke shitur heroinë. Sasia e drogës së shitur i kishte siguruar një fitim prej 8000 frangash. Ai ishte arrestuar në prill të vitit 2017 në vendin ku banonte, në Horw.
Të enjten Gjykata Penale e ka dënuar shqiptarin me procedurë të shkurtuar, transmeton albinfo.ch. Duke e ndjekur masën e kërkuar nga prokuroria, ajo e ka dënuar 30 vjeçarin me 24 muaj burg për shkelje të disahershme të ligjit mbi lëndët narkotike. Veç kësaj, ai është dënuar edhe për hyrjen dhe qëndrimin e palejuar në Zvicër. Më tutje, i dënuari duhet të paguajë një gjobë prej 200 frangash ndërsa Gjykatës Penale i ka borxh afër 5000 franga për të mbuluuar shpenzimet e procedurës. Dhe, si përfundim, ai duhet sërsih të dëbohet nga Zvicra, pa pasur të drejtë për hyrje në dhjetë vitet e ardhshme. Vendimi i gjykatës është i plotfuqishëm.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane Sipas Stefan Meierhans, "dallimet midis kantoneve janë shumë të mëdha". Ato variojnë nga 630 franga në... -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme











