Lajme
20 franga do të rritet fatura e energjisë elektrike e familjeve zvicerane
Një familje me konsum vjetor prej 4500 kWh do të paguajë mesatarisht 70 franga.
Duke filluar nga viti i ardhshëm, fatura e energjisë elektrike e familjeve zvicerane do të rritet mesatarisht me 20 franga më shumë se sa është tani, njofton albinfo.ch.
Kostot më të larta shkaktohen nga “çmimet e rritura ndjeshëm në tregjet e energjisë elektrike”, sipas operatorit të rrjetit Swissgrid.
“Në vitin 2023, një familje me konsum vjetor prej 4500 kWh do të paguajë mesatarisht 70 franga për shërbimet e ofruara nga kompania kombëtare e rrjetit”, tha operatori i rrjetit.
“Kjo është e barabartë me rreth 8 për qind të kostos totale vjetore të energjisë elektrike të një familjeje. Kjo do të thotë se barra mesatare financiare për konsumatorët e energjisë elektrike për rrjetin e transmisionit zviceran do të rritet ndjeshëm në përgjithësi”, shtoi kompania. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës












