Shkurt.ch
20-frangëshi, kartëmonedha më e sigurt në botë
Banka Nacionale e Zvicrës ka prezantuar tashmë kartëmonedhën e re prej 20 frangave. Për të, zëvendësdrejtori Fritz Zurburg thotë se mund të jetë kartëmonedha më e sigurt në botë.
Bankënota e kuqe është përpunuar prej letre, e forcuar me fibra pambuku, ndërsa në brendësi ka polimer bazë.
20-frangëshi ka një total prej 15 karakteristikash të sigurisë, duke përfshirë mundësinë të ndryshojë ngjyrën, po ashtu harta prej argjendi e Zvicrës dhe kryqit që është në flamur, transmeton albinfo.ch.
Një pjesë e elementeve kundër falsifikimit mund të shihen vetëm nën dritën ultravjollcë ose me mikroskop. Kartëmonedha në qarkullim do të dalë më 17 maj.
Përveç nga metodave më moderne të mbrojtjes kundër falsifikimit, kartëmonedhat e reja prej 20 frangash kanë një format më të vogël se më parë, kështu që kartëmonedha është e thjeshtë për t’u përdorur, tha Banka Nacionale e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Linja tjetër e kartëmonedhave është 10 franga, ndërsa kartëmonedhat 100, 200 dhe 1000 franga do të paraqiten në vitin 2019.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale












