Kosova
20 milionë euro për viza
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka folur për sfidat dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës gjatë vitit 2017, në një konferencë përmbyllëse.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se 2017 ishte vit i kthesave politike, por jo edhe atyre ekonomike.
Si ndër sukseset kryesore përmendi masat e reja fiskale që do hynë në funksion nga një janari dhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit nga kompania amerikane në vlerë 1.3 miliardë euro, përcjell albinfo.ch.
Shahini, tha se liberalizimi i vizave nuk ndodhi dhe si rezultat i saj kosovarët u detyruan të marrin mbi 8 mijë e 500 viza pune iu lëshuan nga ambasadat e ndryshme. Për këto viza afariste, turistike, sportive e familjare u shpenzuan mbi 20 milionë euro.
Sipas kreut të AKB-së, zgjedhjet qendrore dhe lokale patën efekte negative në ekonomi, ku vetëm tre muajt e fundit qeveria vendosi të merret me procese ekonomike dhe heq të gjitha taksat për teknologji dhe lëndë të parë nga 1 janari 2018.
Ai shtoi se po ashtu Ushtria e Kosovës nuk u themelua e as Asociacioni i Komunave Serbe, që për AKB-në janë të lidhura në mënyrë tërthorazi.
Integrimi dhe njohjet e Kosovës sipas kryetarit të AKB-së kanë stagnuar në vitin 2017.
Shahini shtoi se prodhimi vendor nuk arriti ta zëvendësojë importin i cili u rrit edhe në vitin 2017. Deficitet tregtare mbeten të larta në raport 88 % – 12% të eksportit.
Sektori më profitabil në Kosovë ishte ai financiar i patundshmërisë dhe ai i ndërtimit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













