Shkurt.ch
20 milionë kartolina në ditë!
Po kështu, në javën para festës, posta ka përpunuar për çdo ditë nga një milion e më shumë pako
As facebook-u dhe as risitë tjera kompjuterike duket se nuk e kane zbehur shprehinë e bukur të dërgimit të kartolinave me urime për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Ky konstatim vjen pas njoftimit nga posta e Zvicrës se gjatë ditëve në prag të festave, janë dërguar rreth 20 milionë letra në ditë, kryesisht me urime për Krishtlindjet. Kjo shifër është dyfish më e madhe se shifrat e ditëve të zakonshme të punës.
Po kështu gjatë kësaj kohe janë dërguar edhe shumë pako. Në javën para festës, posta ka përpunuar për çdo ditë nga një milion e më shumë pako. Shumica e këtyre pakove janë pjesë e aksionit “2X Weihnachten”, të cilin e mbështet posta e Zvicrës.
Në kuadër të këtij aksioni, posta pranon deri më 7 janar pakot me dhurata për njerëzit në nevojë. Ato përmes Kryqit të Kuq të Zvicrës u ndahen njerëzve në nevojë në Zvicër dhe jashtë saj.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Si dëshiron Zvicra t’i mbajë pensionistët në punë më gjatë? Përballë mungesave serioze të fuqisë punëtore dhe pakësimit të fondeve të pensioneve, Zvicra dëshiron t’i inkurajojë... -
Berna dhe Brukseli nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave të pasagjerëve ajrorë -
SWISS anulon më shumë fluturime për në Dubai dhe Tel Aviv -
Parlamenti zviceran hedh poshtë iniciativën për neutralitet -
Pluhur nga Sahara mbulon sot qiellin e Zvicrës frankofone













