Kosova
KFOR-i: Pretendimi se NATO ka lëshuar raketa nga Kosova, i rremë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka reaguar ndaj pretendimeve që, sipas këtij misioni, po qarkullojnë në rrjetet sociale se “NATO ka lëshuar raketa nga Camp Bondsteel apo objekte të tjera të NATO-s në Kosovë drejt Iranit”, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
Përmes një njoftimi për media, KFOR-i ka deklaruar se ky pretendim është “i rremë” dhe se NATO e hedh poshtë plotësisht një gjë të tillë, teksa u tha se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka bërë të qartë se NATO si organizatë nuk është e përfshirë në fushatën aktuale ajrore kundër regjimit iranian, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të luajnë rol kyç në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol kyç në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal, përfshirë edhe në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Shtetet e Bashkuara kanë pothuajse 600 trupa të dislokuara në KFOR. Ato udhëheqin Komandën Rajonale Lindje (RC-East) të misionit. RC-East kontribuon në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në shumë mënyra, përfshirë patrullimet, ushtrimet, angazhimet me përfaqësues të të gjitha komuniteteve lokale, si dhe mbështetjen për projekte të rindërtimit dhe zhvillimit ekonomik”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit













