Shkurt.ch
22 vjet pa gjumë dhe në formë të mirë!
Një tumor beninj mundësonte që të prodhohej sasi e shtuar e adrenalinës dhe kështu studentja nuk ndjehej kurrë e lodhur dhe as e përgjumshme
Është studente, ka 22 vjet dhe kurrë, (deri para një viti) nuk kishte mundur të flinte. Por, përkundër kësaj, Cristina Speirs nga SHBA gjithmonë kishte qenë në formë të mirë fizike. Ajo që mendohej si një mrekulli mjekësore doli të ishte një tumor i zhvilluar në veshkën e vajzës. Ky tumor beninj mundësonte që të prodhohej sasi e shtuar e adrenalinës dhe kështu studentja nuk ndjehej kurrë e lodhur dhe as e përgjumshme. Megjithatë, pas një operacioni, Cristinës i është hequr tumori në fjalë dhe ajo tashmë mund të flejë si e gjithë bota.
Para operacionit, ajo e ka konsideruar veten si shumë të shëndetshme dhe sportive. Gjashtë herë në javë Cristina ka ushtruar në palestër, ka vizituar kurse të jogës dhe ka pirë shumë ujë, njofton ABC-News. Ajo nuk është merakosur shumë për faktin që nuk ka mundur të flinte dhe ka qenë gjithmonë në formë të mirë. “Kisha tepër energji, nuk flija dhe nuk lodhesha kurrë”.
Etëm më vonë mjekët kanë konstatuar se Cristina ka një tumor në madhësisë së portokallit anës veshkës. Kjo ka bërë që hormonet të jenë vazhdimisht aktive dhe që ajo të mos mund të flinte.
Mjekë të ndryshëm i kishin bërë diagnoza të ndryshme derisa ishte gjetur karcinomi në fjalë dhe i ishte hequr.
Pas operacionit ajo mund të flejë por nuk ndjehet mirë siç është ndjerë kur nuk mund të flinte.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?