Lajme

2262 infeksione të reja me Covid, gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit, 2262 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 39,497. BAG nuk raporton ndonjë vdekje të re në lidhje me koronavirusin. 61 persona të tjerë u shtruan në spital.