Sport
24 futbollistë kosovarë në kombëtare të tjera
Kualifikimet e Botërorit fillojnë të hënën, derisa janë 24 futbollistë me prejardhje kosovare që luajnë në gjashtë kombëtare të tjera
Rasti i Granit Xhakës dhe Kosovës tregon se në çfarë presioni janë qytetarët, edhe pse tashmë Xhaka e bërë zgjedhjen e tij, por kjo nuk ka të bëjë vetëm me Zvicër.
Në maj FIFA e kishte përfshirë Kosovën si anëtaren e saj të 210-të. Pas këtij vendimi ishte e qartë se Kosova do të marrë pjesë në kualifikimet e Kupës së Botës. Kosova bën pjesë në Grupin I, së bashku me Kroacinë, Islandën, Finlandën, Ukrainën dhe Turqinë.
Në FIFA gjithashtu është e përcaktuar se lojtarët që kanë rrënjë nga Kosova ka të ngjarë që mund të ndryshojnë kombëtaren, edhe nëse kjo dëmton skuadrat e tjera, shkruan “20min.ch”.
Në ndeshjen e parë kundër Finlandës askush nuk e di se kush do të luajë për Kosovën. Atje janë të grumbulluar Fanol Përdedaj (1860 Munich), Besar Halimi (Mainz), Samir Ujkani (Pisa), Enis Alushi (St. Pauli) dhe Bersant Celina (Manchester City). Por në të ardhmen?
Në teori kjo do të thotë se Kosova mund të krijojë një ekip të fortë konkurrues dhe të formojë një bazë të fortë. 24 futbollistë kosovarë janë që luajnë në gjashtë kombëtare të tjera.
Rreziku më i madh është për Shqipërinë. Në Kampionatin Evropian udhëtoi me 14 futbollistë nga Kosova. Por, disa kanë ndryshuar të ardhmen, si Alban Meha, Besart Berisha, Milot Rashica, Amir Rrahmani dhe Herolind Shala. Rashica u quajt tradhtar në Shqipëri.
Shqipëria në radhët e saj ka edhe lojtarë me dy nënshtetësi, por që nuk i kanë ndryshuar qëndrimet e tyre, si Amir Abrashi (Freiburg), Taulant Xhaka, (FC Basel), Donis Avdijaj (Schalke dhe Sturm Graz), Albion Avdijaj (Vaduz), Dren Feka (HSV), por edhe ylli Lorik Cana (Nantes) e portieri Ertrit Berisha (Atalanta), kanë qëndruar besnik. Edhe Mërgim Mavraj (Cologne) ishte kundër që t’i bashkohet Kosovës. Atmosfera në mes të Shqipërisë dhe Kosovës është e nxehtë.
Edhe Belgjika, Norvegjia, Suedia, Mali i Zi, Finlanda dhe Zvicra janë të prekur nga ky fenomen. Kosova ka treguar interes për Adnan Januzajn e Belgjikës. Veton dhe Valon Berisha luanin për Norvegjinë, por Valoni vendosi t’i bashkohet Kosovës. Kosovës iu bashkua edhe Arbër Zeneli i Suedisë, derisa Përparim Hetemaj luan te Finlanda.
Nuk është aspak çudi që Kosova shpresonte edhe te yjet e Zvicrës, si Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Shani Tarashaj.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














