Lajme
24-vjeçari nga psikiatria vret 3 kalimtarë në Würzburg, Gjermani
Një krim i dhunshëm ka ndodhur sot në qendër të qytetit Würzburg. Sipas raporteve të mediave, të paktën tre persona kanë vdekur
Në Würzburg ka ndodhur një sulm me thikë në qendër të qytetit bavarez, të premten pasdite. Tre njerëz janë vrarë dhe të paktën dhjetë janë plagosur, disa prej tyre, rëndë.
Sipas policisë, autori i krimit është një somalez 24-vjeçar, i cili jeton në Würzburg. I dyshuari u arrestua nga policët në mbrëmjen e hershme, thuhet në njoftim. Policia u desh të qëllonte me armë për ta arrestuar. Sipas sekretarit të shtetit bavarez Gerhard Eck, dorasi u godit me një plumb por është jashtë rrezikut.
Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann njoftoi në mbrëmje se autori kishte rënë në sy si një njeri “i gatshëm për të përdorur dhunën” në muajt e fundit. Ai ishte në trajtim psikiatrik. Përveç kësaj, ishte i njohur për policinë.
Kalimtarët u përpoqën të ndalonin autorët
Disa video mund të shihen në rrjetet sociale që tregojnë dorasin zbathur nëpër qendër të qytetit dhe me një thikë në dorë. Disa kalimtarë mundohen të ndalojnë atë, duke e gjuajtur me karrige. Më në fund mbërrin policia.
“Ne nuk kemi asnjë provë për autorë të tjerë”, ka thënë një zëdhënës i policisë. Rreziku për popullatën ka mbaruar. Fillimisht, asgjë nuk dihet për motivet e mundshme të personit të arrestuar. Policia tha se ata u njoftuan për rastin rreth orës 17 pasdite.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë












