Shkurt.ch
25 fjalët që duhet t’i dijë një 2-vjeçar
Mami, babi, qumësht, lëng, po, jo, top, qen, mace, banane, hundë, sy, biskotë, makinë, falemnderit, këpucë, kapele, libër dhe mirupafshim
Shkencëtarët kanë publikuar një listë prej 25 fjalësh që një fëmijë 2-vjeçar DUHET t’i dijë patjetër. Këto fjalë sigurojnë se fëmija nuk do të ketë probleme në të ardhmen me të folurën.
Kërkuesit amerikanë kanë bërë të ditur gjatë konferencës së tyre të përvitshme të Shkencës së Avancuar që u mbajt në Vankuver se nëse një fëmijë përdor pak fjalë, prindërit duhet të shqetësohen.
Disa nga fjalët e listës së shkencëtarëve janë: mami, babi, qumësht, lëng, po, jo, top, qen, mace, banane, hundë, sy, biskotë, makinë, falemnderit, këpucë, kapele, libër dhe mirupafshim.
“Nëse fëmijët nuk përdorin këto 25 fjalë kur janë 2 vjeç, ata mbase janë fëmijë që mësojnë të flasin ngadalë. Ka të bëjë me një zhvillim të ngadaltë të tyre dhe nuk ka vend për panik. Por, nëse kur bëhet 2 vjeç e gjysmë ka ende probleme në të folur prindërit duhet ta kontrollojnë”, shprehet profesori Leslie Recorla.
Ngadalësia në të folur mund të jetë edhe një shenjë e problemeve më të rënda si shurdhëria apo autizmi.
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? Më shumë se 100,000 punonjës mungojnë çdo ditë në Zvicër, sipas një studimi të publikuar në... -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinatave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave












