Lajme

26 infeksione të reja brenda një dite në Zvicër

Ndërsa 17 raste të reja ishin raportuar të premten (dje) 37 të enjten dhe 15 të mërkurën

Brenda 24 orëve të fundit, në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë raportuar 26 infeksione të reja me virusin korona. Deri më tani ka pasur gjithsej 31.243 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19, ka njoftuar të shtunën pasdite Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), shkruan sda.ch.

Është konstatuar një luhatje e numrave të rasteve të reja të regjistruara ditëve të fundit. Kështu, 17 raste të reja janë raportuar të premten (dje) 37 të enjten dhe 15 të mërkurën, trasmeton albinfo.ch. Incidenca është 364 raste për 100.000 banorë.

Sipas BAG, 1.680 njerëz të testuar pozitivisht me Covid-19 kanë vdekur deri sot në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit. Zyra Federale u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kanë dërguar deri në mëngjesin e ditës së sotme, si pjesë e detyrimit të raportimit.

Numri i testeve të kryera për Sars-CoV-2, deri më tani ka arritur në 502.371, përcjell albinfo.ch. Në 7 për qind të këtyre testeve, rezultati ishte pozitiv.