Lajme
27 kompani kosovare prezantojnë industrinë e drurit në Zvicër
27 kompani nga Kosova pjesë e panairit ndërkombëtar “Swissbau 2026” në Zvicër
Me mbështetjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), kompanitë kosovare do të marrin pjesë në panaire të rëndësishme ndërkombëtare në Zvicër dhe Turqi gjatë muajit janar 2026, shkruan albinfo.ch.
Në kuadër të panairit “Swissbau 2026”, që do të mbahet në Bazël të Zvicrës nga 20 deri më 23 janar 2026, 27 kompani nga Kosova do të prezantojnë produktet dhe kapacitetet e tyre, me fokus të veçantë në industrinë e drurit.
Ky panair konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha në sektorin e ndërtimit dhe përpunimit të drurit në Evropë, duke ofruar mundësi të mëdha për lidhje biznesore dhe zgjerim të tregjeve eksportuese.
Ndërkohë, 9 kompani nga Kosova do të marrin pjesë në panairin “IF Wedding Fashion Izmir Fair”, i cili do të mbahet në Izmir të Turqisë nga 20 deri më 22 janar 2026.
Përmes kësaj pjesëmarrjeje, kompanitë kosovare synojnë të promovojnë industrinë e tekstilit dhe modës, duke prezantuar cilësinë dhe kreativitetin e produkteve vendore në tregjet ndërkombëtare, shkruan tutje albinfo.ch.
Pjesëmarrja në këto panaire ndërkombëtare synon të rrisë dukshmërinë e produkteve “Made in Kosovo”, të forcojë bashkëpunimin me partnerë të huaj dhe të kontribuojë në rritjen e potencialit eksportues dhe zhvillimin ekonomik të vendit.//Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SEEstage lartëson shfaqjen “Hotel Grand” nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 Shfaqja e realizuar në Prishtinë renditet ndër më të mirat teatrore të vitit 2025 në Evropën... -
SHBA
24-vjeçari shqiptar tentoi të hapë derën e avionit gjatë një fluturimi për në Amerikë -
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë kantone kërkojnë nga federata 24 miliardë franga për hekurudhat Kantonet po kërkojnë 24 miliardë franga zvicerane nga qeveria federale për zgjerimin e hekurudhave... -
Këto kantone ndalojnë fishekzjarrët -
Migrosi raporton një rënie prej 1.9 për qind në shitje -
Katër ministra federalë do të marrin pjesë në WEF -
Lirim me kusht prej 200,000 frangash për operatorët e barit në Crans Montana












