Shkurt.ch
28631 azilkërkues gjatë vitit 2012
Lista udhëhiqet nga Eritrea me 4400 persona, dhe pasohet nga Nigeria, Tunizia, Serbia, Afganistani dhe Siria
Ajo që supozohej gjatë tërë vitit që lamë pas, u dëshmua edhe nga statistika: numri i kërkesave të azilit gjatë vitit 2012 ka shënuar një rritje të madhe krahasuar me vitin paraprak. Plot 27 për qind më shumë kërkesa azili, ose gjithsej 28.631 veta janë regjistruar në vitin që kaloi, ka bërë të ditur të martën Zyra Federale për Migracion.
Ky është numri më i madh që nga “kriza kosovare” e vitit 1999, kur Zvicra kishte strehuar rreth 47.000 refugjatë nga Kosova.
Gjatë vitit 2012 të drejtën e azilit e kanë fituar 2507 veta, që është dukshëm më pak se në vitin 2011 kur këtë të drejtë e kishin fituar 3711 veta.
Po ashtu gjatë vitit 2012 ka pasur një rënie të numrit të personave që kanë marrë statusin e përkohshëm (F).
Lista e vendeve prej nga vijnë më shumë azilkërkues vazhdon të udhëhiqet nga Eritrea me 4400 persona, dhe pasohet nga Nigeria, Tunizia, Serbia, Afganistani dhe Siria.
Zyra Federale për Migracion (BFM) konstaton se numri i azilkërkuesve do të ishte më i madh sikur në gusht të mos ishte vendosur afati i shkurtuar 48 orësh i shqyrtimit të kërkesave të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse













