Bota
Disa pjesë të Gjermanisë i pret rreziku i varfërisë
Banorët e Bremenit janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve të varfërisë në të gjitha provincat federale gjermane, dhe rreziku i madh i varfërimit është gjithashtu në lindje të Gjermanisë.
“Në buzë të varfërisë, 22.7 për qind e qytetarëve të qytetit jetojnë në krahinën e Bremenit dhe përqindja më e vogël është regjistruar në provincat më të zhvilluara të Bavarisë dhe Baden-Wittemberg”, njoftoi Zyra e Statistikave Federale në Visbaden.
Pas Bremenit, rreziku më i madh i varfërisë ekspozohet për qytetarët e krahinave federale lindore të Mecklenburg-Vorpommern dhe Saksonia-Anhalt, si dhe kryeqytetin Berlin, ku 18.2% e popullsisë jeton në prag të varfërisë, transmeton KosovaPress.
Ndonëse vlerat janë afruar kur bëhet fjalë për dallimet ndërmjet ish-Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore, dallimet në fuqinë ekonomike janë ende të dukshme.
Por ka pasur një zvogëlim të rrezikut të varfërisë në disa rajone federale lindore, me një rritje në perëndim, si provinca federale e Rajna-Westfalia Veriore, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Nga grupet sociale, prindërit e vetmuar janë më të rrezikuar për varfëri, 40.4 për qind në perëndim dhe 44.5 për qind në lindje. Bashkimi i sindikatave gjermane e konsideron skandaloze rritjen e numrit të prindërve të vetmuar që vuajnë nga varfëria.
Në prag të varfërisë konsiderohen personat që kanë 60 për qind të të ardhurave mesatare për një rajon të caktuar, që është rreth 1,000 euro në muaj.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026














