Lajme
3 shtete të Evropës e konsiderojnë të mbyllur pandeminë
Holanda, Danimarka dhe Britania e Madhe tashmë konsiderojnë se e kanë përmbyllur këtë luftë, duke vlerësuar se sistemi shëndetësor i tyre nuk është më në rrezik
Sipas një shkrimi në Blick, Holanda aktualisht ka vetëm 108 raste të reja me COVID-19 për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit – dhe tendenca është në rënie. 62.6 për qind e holandezëve janë vaksinuar plotësisht.
Që atëherë e tutje, distanca nuk është e obligueshme më, si dhe restorantet dhe kafenetë pritet të hapen plotësisht. Sidoqoftë, ky hap i hapjes varet nga zhvillimi i mëtejshëm epidemiologjik. Klubet e natës dhe diskotekat duhet të qëndrojnë të mbyllura për momentin. Por nëse situata epidemiologjike nuk ndryshon, jeta e natës mund të fillojë përsëri më 1 nëntor.
Ndërkaq, Danimarka do t’i heqë të gjitha masat brenda një jave. Deri tani, 72 për qind e popullsisë është vaksinuar me dy doza. Synimi i qeverisë daneze është 90 për qind.
Qeveria daneze ka deklaruar sistemi shëndetësor i vendit nuk është më në rrezik.
E vetmja gjë që mbetet në fuqi janë kufizimet për njerëzit që hyjnë në Danimarkë. Turistët duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar, testuar ose shëruar.
Që nga 12 korriku, nuk ka pasur masa të ashpra kundër koronavirusit në Britaninë e Madhe. Maskat në transportin publik janë ashpërsuar. Përndryshe jeta e përditshme është kthyer sikurse më parë në ishull.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?














