Lajme
3 shtetet ku po zbarkojnë të ikurit nga Rusia
Serbia, Turqia dhe Finlanda janë destinacionet e 'preferuara'
Dhjetëra pasagjerë zbarkuan në orët e para të së enjtes në Beograd, në fluturime nga Moska, një ditë pasi presidenti Putin njoftoi mobilizim të pjesshëm të 300 mijë rezervistëve në luftën në Ukrainë. Shumë thonë se i kishin blerë biletat me herët, por jo të gjithë janë të sigurt nëse do të rikthehen.
“Nuk e di a do të rikthehem, të shohim”, thotë një banor për cnn, transmeton Albinfo.ch.
Një tjetër rus i cili e ka identifikuar veten si Sergei, tha se ishte i shqetësuar për vendimin e Putinit. “Çdo njeri normal është i shqetësuar mendoj. Lufta është e tmerrshme kështu që është normale të kesh frikë, nga lufta apo nga vdekja”, thotë një tjetër.
Të shumtë ishin rusët që zbarkuan në aeroportin e Stambollit, tjetër destinacion i përzgjedhur nga ata që duan t’i shpëtojnë rekrutimit në luftë. Një prej tyre tha se ishte nisur vetëm me një çantë shpine drejt aeroportit, menjëherë pasi Putin njoftoi vendimin.
“Mobilizimi i pjesshëm është arsyeja përse jam këtu. Ishte një hap shumë i dobët dhe që do të sjellë shumë probleme për qytetarët rusë”, shprehet një tjetër.
Një numër i madh qytetarësh rusë kanë kaluar kufirin tokësor me Finlandën. Siç bëjnë të ditur rojet kufitare në rrjetin social twitter, një total prej mbi 4800 qytetarësh rusë kanë mbërritur në Finlandë mbrëmjen e së mërkurës, e megjithatë situata mbetet nën kontroll.
Radhë të gjata automjetesh u krijuan edhe në kufirin me Gjeorgjinë. Në një reagim, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, i cilësoi si të ekzagjeruara raportimet për një eksod të burrave në moshë lufte nga Rusia
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













